Sabataj Cevi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sabataj Cevi (heb. שַׁבְּתַאי צְבִי Shabbetai Tzvi, tur. Sabetay Sevi; lindi më 1 gusht 1626 në Izmir — vdiq më 17 shtator 1676 në Ulqin) ishte rabin sefardi dhe themelues i sektit hebre sabatarian, i cili në moshën katërdhjetë vjeçare i detyruar nga Sulltan Mehmedi i IV pranoi Islamin, së bashku me rreth 300 familje të pasuesve të tij, edhe pse kurrë nuk e praktikoi. Për shkak të besnikëris ndaj Judaizmit dhe mospranimit të Islamit, u dëbua në Ulqin, i cili në atë kohë ka qenë qyteti më i largët i Perandorisë Osmane. Në Ulqin ka vdekur, duke lënë pas vetes pasues të sektit të tij.
Ky njeri me një intelegjencë mbi mesatare dhe arsimim të gjërë duke vetëdeklaruar veten "Mesia" i ri, ka lën gjurmë të thellë që edhe sot e kësaj dite zgjon interesim jo vetem tek shkencëtarët dhe teologët, por edhe tek njerëzit e thjeshtë, të cilët tentojnë të hulumtojnë të gjitha segmentet e veprimtarisë së tijë në Perandorinë Osmane. Normalishtë ndikimi i tijë u perhap shumë shpejtë edhe jashtë kufijve të Perandorisë Osmane dhe emri i tij përmendet me respekt dhe nderim në të gjithë sinagogat e atëherëshme të botës së zhvilluar. Sot ata që jetojnë pranë Kulles së Balshajve, ku ai kaloi vitet e fundit të jetës së tijë shpesh ia përmendin mysafirëve të jashtëm dhe të mbrendëshem.
Ka lindë në Izmir më 1626, njerin prej qyteteve më të rëndësishëm të Perandorisë Otomane. Në atë qytet ka jetuar një komunitet i madh hebrejësh, dhe në një familje të njohur u lind njeriu që në moshen katërdhjetëvjeçare guxoi, që në një shtet aq të fuqishëm islamik ta shpallë vehten "Mesia" i ri. Sabataj Cevi edhe si i ri ishte i mirkpritur dhe i nderuar, me dëshirë e ndigjonin si shkencëtarë, po ashtu edhe njerëzit e thjeshtë dhe të gjithë pajtoheshin se ai është i lindur për të udhëhequr. Ai në arsimimin e vet lexoi të gjitha librat e vjetra të shenjta të hebrejve ku në secilën cekej ardhja e "Mesisë" së ri. Me ketë titull janë emëruar edhe shumë persona para tij, si Bar Koba, Juda Galile, Juda Makabe; ndersa i vetmi që me të drejtë e ka bartë ka qenë Jezusi apo Isau. Në popullatën e shumët hebreje në Izmir, Sabataj Cevi kerkoi lirinë, ishte teolog i lirisë dhe kuptoi se kjo ishte diçka më e madhe që njeriu mund të ketë në besimin e tij.