Akili
From Wikipedia, the free encyclopedia
Akili (greqisht të lashtë: Ἀχιλλεύς, Akhilleus, latinisht: Ăchillēs, -is) ishte një hero ake i Luftës së Trojës, personazhi qendror dhe luftëtari më i madh në Iliadën e Homerit. Nëna e tij ishte nereida e pavdekshëme Tetis, dhe ati i tij, Peleu i vdekshëm, ishte mbreti i Mirmidonës.
Veprimi më i shquar i Akilit gjatë Luftës së Trojës ishte vrasja e heroit të Trojës Hektor jashtë portës së Trojës.
Ndonëse vdekja e Akilit nuk është paraqitur në Iliadën, burime të tjera saktësojn se ai u vra afër fundit të Luftës së Trojës nga Paridi, i cili e gjuajti në thembër me një shigjetë. Më vonë legjendat (duke filluar me një poezi nga Statiusi në shekullin I) pohojnë se Akili ishte i paprekshëm në të gjithë trupin e tij përveç thembrës, sepse kur nëna e tij Tetis e zhyti atë në lumin Stiks kur ishte i vogël, e mbajti atë nga një thembër. Duke folur për këto legjenda, termi "thembra e Akilit" ka ardhur të thotë një pikë dobësie.