Arkitektura e Dinastisë Song
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arkitektura e Dinastisë Song (960–1279) ishte e njohur për pagodat e saj të larta budiste, urat e mëdha prej guri dhe druri, varret luksoze dhe pallatet ekstravagante. Megjithëse literatura mbi arkitekturën ekzistonte që më parë, shkrimet mbi arkitekturën lulëzuan gjatë Dinastisë Song, duke u maturuar në një formë më profesionale që përshkruante përmasat dhe materilet ndërtuese në një mënyrë të përpiktë dhe të organizuar. Përveç shembujve akoma në këmbë, pikturat Song, vizatimet arkitkturore dhe ilustrimet në librat e publikuar ndihmonjë historianët modernë në kuptimin e arkitekturës së kësaj periudhe. Profesionistët e arkitekturës, mjeshtrat e zejtarisë, zdrukthtarët dhe inxhinierët strukturorë nuk e kishin statusin e lartë të dijetarëve-zyrtarë konfucianë gjatë periudhës dinastike. Njohuritë arkitekturore kishin kaluar gojarisht për mijëra vjet, zakonisht nga artizanët te të bijtë. Kishte gjithashtu agjenci qeveritare dhe shkolla për konstruksionin, ndërtimin dhe inxhinierinë. Manualet e ndërtimit të Dinastisë Song ndihmonin jo vetëm pushtet e ndryshme private, por gjithashtu edhe artizanët e angazhuar nga qeveria qendrore.