Arsimi në Prizren
Shkolla e pare ne Kosove / From Wikipedia, the free encyclopedia
Arsimi në Prizren paraqet një aspekt të rëndësishëm jo vetëm në historinë e arsimit në Kosovë por edhe në historinë shkollës dhe arsimit shqip në përgjithësi. Kështu p.sh. shkolla e parë në gjuhën shqipe në Kosovë u hap në Prizren në vitin 1889, vetëm dy vite pas Mësonjëtorës së Korçës. Kjo paraqet fillimin e një ere të re të arsimit publik në qytetin e njohur kulturor dhe historik, Prizren. [1] "Historia e arsimit tonë është një histori luftash e përpjekjesh. Një histori e një numri të vogël njerëzish, me një botë të madhe shpirtërore dhe me një vullnet të madh për të qenë të pavarur." [2]
Në fillim të viteve 1990 shkollat në gjuhën shqipe u mbyllën dhe mësimi mbahej në shtëpi private. Në fund të dekadës në fjalë ndodhi edhe Lufta në Kosovë. Pas mbarimit të luftës për liri, mësimi dhe arsimi rifilloi përsëri.
Tani, pas shumë vitesh zhvillimi, sistemi arsimor i Prizrenit ndjek parimet themelore të ngjashme me shtetet e tjera evropiane. Nxënësit janë me një larmi prejardhjesh etnike: shqiptare, bosnjane, turke, romë dhe ashkali. Mësimet zhvillohen në tri gjuhë: shqip, bosnjanisht dhe turqisht në institucione publike dhe private. [3]