Columbia (South Carolina)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Columbia (shqiptohet Kol'umbia) është kryeqytet dhe qyteti më i madh i shtetit amerikan të Karolinës së Jugut. Popullsia e qytetit në vitin 2008 ishte 127.029 banorë. Columbia është qendra Rrethit Riçland, por një pjesë e qytetit zgjerohet në Rrethin e Leksingtonit. Qyteti është qendra e një zone metropolitane prej 728.063 banorësh. Emri i qytetit vjen nga një sinonim poetik për Amerikën, që rrjedh nga emri i Kristofor Kolombit.
Columbia
Columbia | |
---|---|
Qytet | |
Nofkat: Kryeqyteti i Mikpritjes Jugore | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 129,333 |
Faqja zyrtare | www.columbiasc.net |
Qyteti ndodhet rreth 21 km në veriperëndim të qendrës gjeografike të Karolinës së Jugut, dhe është qyteti kryesor i rajonit Midlands të shtetit. Ajo shtrihet në bashkimin e lumit Saluda dhe lumit Broad, të cilat bashkohen në Columbia për të formuar lumin Congaree. Në Columbia ndodhet Universiteti i Karolinës së Jugut, universiteti më i madh në shtet. Në 1860, në qytet u mbajt Konventa e shkëputjes së Karolinës së Jugut nga Federata, e cila shënoi largimin e shtetit të parë nga Federata në ngjarjet që çuan në Luftën Civile.
CNNMoney.com e ka renditur Columbian si një nga 25 vendet më të mira të SHBA-së për të jetuar pas daljes në pension dhe US News & World Report e ka renditur si qytetin e 6-të në listën "Vendet më të mira të Amerikës të përballueshme për të jetuar pas daljes në pension" të vitit 2009.