Demografia e Kosovës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Duhet menduar se një pjesë e mirë e elementit shqiptar kosovar i ka rrënjët e tij në popullsinë e vjetër ilire-shqiptare që mbisundonte aty që prej antikitetit.[1]
Demografia e Kosovës |
---|
Ilirët |
Dardanët |
Dyndja sllave |
Per. Osmane |
Shqipëria |
Kolonizimi |
Republika |
Kosova |
Sipas historianit çek, Konstantin Jireçeku, në veprën e tij ‘’Historia e serbëve’’ shqiptarët në mesjetën e hershme kanë humbur shumë tokë nga serbët, por megjithatë ata janë një popull që ka treguar vitalitet edhe në kohëra të vështira. Nga këto dhe shkrime të tjera bëhet e ditur që këtë territor e kanë banuar shqiptarët. Që në mesjetë ata merreshin si një popull i vjetër krishter me kulturë të lartë qytetare. [2]
Lashtësia e popullit serb në Kosovë, siç e pretendon politika serbe, nuk ka kurrfarë mbështetje shkencore. Para së gjithash, dihet fare mirë se shteti serb nuk është krijuar në trevën e Kosovës, (as në qytetin e sotëm Rashkë, siç mund të mendohet, i cili ndodhet në Serbi afër Kosovës), por shumë më larg në Rashkë, siç quhej atëherë Serbia. ‘’Në shekullin 10 formacionet e tyre (serbe) të para kompakte ishin Rashka (Rascia) në luginën e Ibrit në perëndim të Moravës, dhe Zeta, që i përgjigjet në vija të trasha Malit të Zi të sotëm’’.[3]
Me ndarjen e kishës së krishterë më 1054 në Kishën ortodokse të lindjes dhe në Kishën katolike të perëndimit, një pjesë e shqiptarëve të Kosovës lindore, që nga Kaçaniku deri në Mitrovicë, kanë qenë kryesisht ortodoksë, nën ndikimin e shtetit Bizantin ortodoks, kurse pjesa tjetër e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë kryesisht katolikë, nën ndikimin e Romës e të Venedikut.[4]
Nemanja depërtoi në një pjesë të vogël të Kosovës, ku në atë kohë nuk ka patur serbë. Madje, siç shkruan shkencëtari francez, Michel Aubin, vendosja në një territor të caktuar i pushtetit politik e ekonomik, nuk përcakton përkatësinë etnike të popullsisë së nënshtruar. ‘’Kështu, despoti i vogël ‘’serb’’ i Seresit në Greqinë Veriore, mund të sundonte nga 1355 deri më 1371 një popullsi, pjesa më e madhe e së cilës ishte greke.’’[5]
Shqiptarët në Kosovë përmenden edhe në dokumente (krisobula) kishtare-shtetërore serbe në kohën e sundimit të Nemanjiqëve në shek. XIV, sidomos fshatrat rreth Prizrenit, dhe në Drenicë, me zhbërjen e shtetit të car Dushanit mbas vdekjes se tij ne 1355, dokumentet raguziane dhe osmane dëshmojnë se Prizrenin, Pejën dhe krejt Rrafshin e Dukagjinit e zotëruan kryezotërinjtë shqiptarë Ballshajt, Kastriotët e Dukagjinët. Janë të shumtë dokumentet historike për prezencën masive të shqiptarëve në Kosovë e në Maqedoni në mesjetë. Te pakten Kosova Perendimore dhe Qendore ishte ne pushtetin e Princave Shqiptare para kapjes se Kosoves nga Osmanet ne 1455.
Ka pasur edhe lkevisje te klerti serb per sllavizimin e shqiptareve, edhe pse duhet thene se koncepti i kombit '' serb'' ne ate kohe nuk ekzitonte dhe se Shqiptare si qytetare dhe kriues te Perandorise Romake te Lindjes te njohur edhe si Bizant, ishin ne shumice derrmuese Ortodokse. Per faktin se Shqiptart ishin shumcia Ortodokse, kjo con ne manipulime nga ana e Serbise duke e paraqitur Kosoven si shumice sllave ne mesjete.