Disku optik
From Wikipedia, the free encyclopedia
Disku optik në informatikë dhe në incizimet optike, është një element zakonisht në formën e rrethit i cili përdoret për ruajtjen dhe leximin e të dhënave elektronike. Ai punon në parim duke kodifikuar të dhënat në numra binarë : vlera binare të 0 që ruhen si pjesë të diskut me mungesë të reflektimit kur e lexon pajisja dhe vlera binare e 1 që ruhen si pjesë të diskut që reflektojnë gjatë leximit nga pajisja.
Pjesa e diskut ku ruhen te dhënat zakonisht është një shtresë e hollë metalike (zakonisht prej Alumini) e cila vendoset mbi një shtresë më të trashë substrati (zakonisht prej Polikarbonatit) e cila shërben për de-fokusimin e pikëzave të pluhurit në disk. Ruajtja e të dhënave bëhet në formë të spirales duke filluar nga pjesa më e brendshme e diskut nga ajo e jashtmja. Futja e të dhënave në disk bëhet me anë të laserit (i cili formon lugjet 0 dhe 1) në diskun që rrotullohet zakonisht me shpejtësi 200-4000 rrpm ose më tepër varësisht nga tipi i diskut. Lugjet e formuara reflektojnë dritën në formë karakteristike që vërehet si reflektim shumëngjyrësh karakteristik i diskut. Pjesa tjetër e diskut zakonisht përdoret për mbishkrime të ndryshme (informata për të dhënat, firma, kapaciteti,...) dhe formohet zakonisht nga një shtresë letre apo materiali transparent mbi të cilin shkruhen mbishkrimet. Pjesa tjetër e diskut është pjesa nga e cila lexohen informatat dhe për shkak se disku optik zakonisht nuk është i futur në ndonjë kuti mbrojtëse si Disketa mund të dëmtohet lehtë me gërvishtje, shenja gishtash, etj.
Disqet optike zakonisht kanë madhësi prej 7,6 cm deri në 30 cm, kurse disqet me madhësi 12 cm janë më të përdorurat. Zakonisht ka trashësi 1,2 mm, ndërsa largësia e rrugëve të shkrimit (spiraleve fqinjë) është rreth 1,6 µm.