Eminem
From Wikipedia, the free encyclopedia
Marshall Bruce Mathers III (I lindur ne 17 tetor, 1972), njohur profesionalisht is Eminem (ndonëherë i stilizuar si EMINƎM) është një reper, kompozitor, producent dhe aktor amerikan.
Eminem | |
---|---|
Background information | |
Lindi | (1972-10-17) 17 tetor 1972 (51 vjeç) |
Origjina | St. Joseph, Missouri, SHBA. |
Zhanret | Hip hop |
Reper | |
Vitet aktik | 1988- |
Labeli | Shady Aftermath Interscope Web Polydor |
Website | eminem |
Eminem fitoi famë menjëherë në 1999 me daljen e albumit kryesor të tij “The Slim Shady LP”, me të cilin fitoi dhe çmimin për Rap Albumin më të mirë në Grammy Awards (Viti 2000). Albumi i radhës, The Marshall Mathers LP, ishte albumi më shpejt i shitur në historinë e Shteteve të Bashkuara.(1,7 million kopje të shitura në një javë) Ky i fundit e rriti famën e Eminem-it dhe produksionit të tij, Shady Records, dhe grupit te tij D12.
Albumi "The Marshall Mathers LP" dhe albumi i tij i katërt "The Eminem Show" fituan gjithashtu çmimin Grammy për Rap Albumin më të mirë, duke e bërë Eminemin artistin e parë që fiton këtë çmim tre herë radhazi, gjë për të cilën Eminemi zë një vend në librin "Guinness World Records". Në vitin 2002, ai fitoi "Academy Award for Best Original Song" (Academy Awards për këngën origjinale më të mirë) me këngën "Lose Yourself", e cila njëkohësisht është edhe single-i i filmit ‘8 Mile’, film ky i cili rrëfen për jetën e Artistit në fjalë. "Lose Yourself" u bë kënga #1 e llojit rap për kohën më të gjatë. Pas turneut në vitin 2005, Eminem vazhdoi një pauzë. Albumi i fundit që kishte nxjerrë ishte Encore në vitin 2004. Viti 2009 Shënoi kthimin e tij në Skenë, me albumin e tij ‘Relapse’. Eminem është artisti më i shitur i dekadës së fundit 1999 – 2009, duke thyer një rekord shitjesh me mbi 80 milion albume në mbare botën, me mbi 45 milion kopje të shitura vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ai është një nga më të artistët më të shitur në bote. Eminem është vlerësuar nga revista "Rolling Stone" si një nga "100 Artistët Më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave" si dhe "Artisti i Dekadës" po nga e njëjta revistë. Revista Vibe e nderoi atë me titullin "Reperi më i mirë i të gjitha kohërave" në vitin 2008Kënga single "Rap God" nga albumi "The Marshall Mathers LP 2" hyri në librin e rekordeve botërore "Guinness World Records" për hit këngën e cila kishte më shume fjalë në tekst, me rreth 1600 fjalë, dhe në pjesën ku Slim Shady thotë 100 fjalë për 14 sekonda, që i bie 6,45 fjalë për sekondë në pjesën "Supersonic Speed". Albumi i ardhshëm i Eminem - Shady XV do të dilte në treg më 24 nëntor 2014, në bashkëpunim me Shady Records, (Eminem, Slaughterhouse and Yelawolf).Në 31 gusht 2018 Eminem nxori ne treg KAMIKAZE i cili eshte tashme albumi me i shitur i 2018.Ne album rreperi i ka bërë diss disa prej rreperave te brezit te ri ose ndryshe MUMBLE RAPPERS qe sipas tij ata po e shkaterrojne rrepin. Pas 2 vitesh pauzë Eminem u rikthye me albumin e tij më të fundit në Janar 2020 që quhet "Music to be Murdered by" album ky që bëri debutimin më të madh në 2020. Në këtë album me këngën single "Godzilla" Eminem theu sërish një rekord për shpejtësinë supersonike të tij ku ai këndoi me një shpejtësi prej "11.3 rrokjesh në sekondë".