Festivali Evropian i Këngës 2007
From Wikipedia, the free encyclopedia
Festivali Evropian i Këngës 2007 ose Evrovizioni 2007 ishte edicioni i 52-të i mbajtur me radhë i organizuar në Arenën e Helsinkit , në Hartwall Areena dhe i mbajtur më 10 maj (gjysmëfinalja) dhe më 12 maj (finalja). Televizioni publik organizues apo televizioni imitues vendor ishte YLE (Yleisradio Oy). Në këtë edicion Serbia doli fituese.
Festivali Evropian i Këngës 2007 | |
---|---|
True Fantasy | |
Datat | |
Gjysmëfinalja | 10 maj 2006 |
Finalja | 12 maj 2006 |
Pritës | |
Vendi | Hartwall Arena Helsinki, Finlandë |
Prezantues |
|
Kryetar | Timo Suomi |
Mbikëqyrës ekzekutiv | Svante Stockselius |
Producent ekzekutiv | Heikki Seppälä |
Transmetuesi pritës | Yleisradio (Yle) |
Akti hapës |
|
Akti interval |
|
Faqja zyrtare | https://eurovision.tv/event/helsinki-2007 |
Pjesëmarrës | |
Numri i pjesëmarrësve | 42 |
Shtetet debutuese |
|
Shtetet që kthehen |
|
Shtetet që nuk kthehen | Monako |
Votimi | |
Sistemi i votimit | Secili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për dhjetë këngët e tyre të preferuara. |
Zero pikë | Asnjë |
Kënga fituese |
|
Finlanda fitoi të drejtën e mbajtjes së festivalit pasi grupi "heavy metal" i udhëhequr nga Lordi korri fitore në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2006 në Athinë.
Ky ishte edicioni i parë që po mbahej në Finlandë, për të cilin ishte planifikuar një buxhet prej 13 milion Euro. Prezantues ishin finlandezët Jaana Pelkonen dhe muzikanti, aktori dhe aktori skenikë Mikko Leppilampi. Kurse Krisse Salminen aktronte sikur ishte mysafire speciale e dhomës së verdhë.
Në këtë edicion konkurruan 42 shtete nga të cilat 4 i takonin "Katërshes së Madhe" të cilat u kualifikuan drejtpërdrejtë në finale, gjithashtu 10 shtetet më të votuara në edicionin e një viti më parë kaluan në finale kurse 28 shtetet tjera u zgjodhën përmes prezantimit të tyre në gjysmëfinale.