Fotosinteza
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fotosinteza (greq. fos, foto-s = dritë; sinthesis = bashkim) është shndërrimi i energjisë së dritës diellore në energji kimike nga organizmat e gjalla. Lëndët e para që nevojiten për kryrjen e saj janë dioksidi i karbonit dhe uji, burimi i energjisë është drita e diellit, dhe lëndët e fituara janë glukoza dhe oksigjeni. Është një ndër proceset më të rëndësishëm biokimik të shkëmbimeve të lëndëve në tokë, ngaqë pothuajse gjithë jeta varet nga fotosinteza. Fotosinteza është një proces i ndërlikuar që ndodh tek bimët, algat dhe disa baktere. Kryhet vetem gjate ditës dhe në dritën e diellit Ka rendesi te madhe për shkak se oksigjeni thithet nga te gjithë dhe fotosinteza është faktori kryesor qe e liron atë nga bimët.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|