Gjakova
Qytet në Kosovë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjakova ose Jakova (serbisht: Ђаковица Đakovica) është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.
Gjakova
Ђаковица Đakovica | |
---|---|
Koordinatat: 42°23′N 20°26′E | |
Shteti | Kosova |
Rajoni | Gjakova |
Komuna | Gjakova |
Qeveria | |
• Kryetari | Ardian Gjini |
Sipërfaqja | |
• Rajoni | 13,189 km2 (5,092 sq mi) |
• Komunal | 586,91 km2 (226,61 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 375 m (1.230 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Qyteti | 40.827 |
• Dendësia (Qyteti) | 3,100/km2 (8,000/sq mi) |
• Komunal | 94.556 |
• Dendësia (Komunal) | 160/km2 (420/sq mi) |
Emri i banorëve | Gjakovar |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 50000 |
Prefiksi | +383 390 |
Targa e automjeteve | 07 |
Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të një banori lokal serb i besimit ortodoks i quajtur Jakov, nga e mori edhe emrin. Nga arabishtja / osmanishtja prapashtesasa ova - fushë, dhe banori vendas Jaku rrjedhë edhe emri i vjetër apo Jakova (në shqip: Gjakova, J = Gj), që nënkupton “Fushat e Jakut” . Sipas dokumntave osmane hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes dhe librarisë se xhamisë më pas në atë tokë ku filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Đakovica.
Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah pashë Drenit.
Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.