Gjeografia e Skocisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pjesa kryesore kontinentlae përbëhet nga një e treta veriore e sipërfaqes së ishullit të Britanisë së amdhe, e cila shtrihet jashtë bregdetit veri-perëndimor Europës kontinentale. Sipërfaqja e përgjithshme është 78,772 km².[1] Kufiri i vetëm tokësor i Skocisë është me Anglinë, i cili është 96 kilometra i gjatë dhe ndodhet mes lumenjve Tweed në lindje dhe Solway Firth në perëndim. Ka dalje në Oqeanin Atlantik në perëndim dhe në Detin e Veriut në lindje. Ishulli i Irlandës shtrihet vetëm 30 kilometra larg gadishulli jup-perëndimor Kintyre;[2] Norvegjia është 305 kilometra në lindje dhe Ishujt Faroe, 270 kilometra në veri.
Masa territoriale e Skocisë është kryesisht ajo e përcaktuar më 1237 nga Traktati i Jorkut mes Skocisë dhe Anglisë[3] dhe Traktati i Perthit më 1266 me Skocisë dhe Norvegjisë.[4] Përjashtime të rëndësishme përfshijnë Ishullin e Njeriut, e cila meqë u mor nga Anglia në shekullin e 14të tani është Varësi e Kurorës jashtë Britanisë së Madhe; grupet ishullore të Orkneyt dhe Shetlandit, të cilat janë marrë nga Norvegjia më 1472; dhe Berwick-upon-Tweed, e marrë nga Anglia më 1482.
Qendra gjeografike ndodhet shtrihet disa kilometra larg fshatit Newtonmore në Badenoch.[5] Pika më e lartë e Skocisë,, maja e malit Ben Nevis, është 1,344 metra mbi nivel të detit, kurse lumi më i gjatë në Skoci është lumi Tay, i cili është 190 km i gjatë.[6][7]