Gjimnazi i lashtë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjimnazi në periudhën e antikitetit klasik (Greqia e lashtë, Roma e lashtë, Iliria) funksiononte si një strukturë stërvitore për konkurrentët në lojërat publike. Ishte gjithashtu një vend për t'u shoqëruar dhe për t'u përfshirë në angazhime intelektuale. Emri vjen nga termi i greqishtes së lashtë gymnos që do të thotë "lakuriq". Vetëm qytetarët e rritur meshkuj lejoheshin të përdornin gjimnazin. Ekzistenca e gjimnazeve dhe gjimnaziarkëve në antikitet është dëshmuar edhe në sistemin arsimor ilir.
Atletët garonin nudo, një praktikë e cila aplikohej për të inkurajuar vlerësimin estetik të trupit mashkullor në mënyrë që të ishte dhe një haraç për perënditë. Gjimnazi dhe palestra (shkollat e mundjes) ishin nën mbrojtjen e Herakliut, Hermesit dhe, në Athinë, Thezeut . [1]