Horatio Nelson
From Wikipedia, the free encyclopedia
Horatio Nelson (* 29 shtator 1758 në Burnham Thorpe, Norfolk - † 21 tetor 1805 në Kap Trafalgar, Spanja) ishte një oficer anglez i njohur për shërbimin e tij në Marinën Mbretërore te Anglise, veçanërisht gjatë luftërave napoleoniane. Ai ka fituar beteja te shumta, nder me te njohurat është beteja e Trafalgarit kunder oficerit francez Vilnev, gjatë së cilës ai e humbi jetën. Nelson ka lindur në një familje të njohur e te suksesshme dhe hyri ne marinë nëpërmjet ndikimit të xhaxhait të tij, Maurice Suckling. Ai shfaqi aftesi te shkelqyera ne drejtimin e flotes dhe u ngrit shpejt ne detyre (toger ne 1777, komandant ne 1778 dhe kapiten ne 1779) duke shërbyer me komandantët kryesorë detar të periudhës para se të merrte komandën e tij në 1778. Gjate sherbimit te tij Nelsoni u njoh per perdorimin e shkelqyer te shume taktitave te luftes detare. Shperthimi i luftrave te revolucionit francez lejoi Nelsonin te ktheheshe prape ne sherbim, ku ai me se shumti ishte aktiv ne mesdhe. Ai u angazhua ne disa beteja kunder Frances dhe u shqua ne kapjen e Korsikes dhe detyrave pasuese diplomatike me shtetet italiane. Nder betejat te asaj periudhe vlen te permendet beteja e kepit te shen. Vinsent në 1797.
Menjëherë pas betejës, Nelsoni morën pjesë në betejën e Santa Cruz de Tenerife, ku sulmi i tij deshtoi dhe ai u plagos rende, duke humbur krahun e tij të djathte, dhe u detyrua të kthehet në Angli për tu sheruar. Një vit më pas, ai fitoi një beteje vendimtare kunder Frances në betejën e Nilit dhe qendroi në Mesdhe për të mbështetur Mbretërinë e Napolit kundër një pushtim francez (Gjate asaj periudhe Napoleoni po zhvillonte fushaten e Egjiptit 1798-1799). Në 1801 fitoi një tjetër beteje, kësaj radhe mbi danezët në betejën e Kopenhagenit, kjo e fundit mendohej se po merrte pjese ne bllokaten kontinentale te Napoleonit kunder Anglise. Ai më pas urdhëroi bllokimin e flotës franceze dhe spanjolle në Toulon dhe, pas arratisjes së tyre,i ndoqi ata deri ne ujrat e detit te Karaibeve por pa arritur tu jape nje goditje perfundimtare. Pas një kthimi të shkurtër në Angli, ai mori pjese ne bllokadën e Cadiz-it në 1805. Më 21 tetor 1805, flota franko-spanjolle arriti te dilte nga porti dhe flota e Nelsonit arriti ti ndalte në betejën e Trafalgar. Beteja ishte nje nga fitoret më te madha detare të Britanisë, por Nelsoni u godit nga nje plumb mushqete dhe vdiq para mbarimit te betejes. Trupi i tij u kthye në Angli, ku atij i ishte akorduar një funeral shtetëror.
Nelsoni ishte i shquar për aftësinë e tij për të frymëzuar njerezit e tij ne beteje dhe tek ai u pa ai lloj entuziazmi qe nuk ishte diktuar ndonjehere.Nelsoni ishte nje admiral i madh ushtarak dhe nje takticien i shkelqyer,por jo nje strateg i madh. Dogmantizmi detar e ka vleresuar shume 'Formacionin T', taktike e luftes detare e perdorur prej tij, ku nje vije lufte-anijesh formon nje kryq me rreshtin e anijeve armike perballe,cka u lejon te hapin zjarr me baterine e bordit dhe te sjellin me teper topa per mbeshtetje, nderkohe qe presin zjarr vetem nga topat ballore te armikut. Disa aspekte të sjelljes së tij ishin të diskutueshme gjatë jetës së tij dhe pas: ai filloi një lidhje dashurie me Ema Hamilton (dikur e quajtur Ami Lajon) e cila zgjati deri në vdekjen e tij. Gjithashtu, veprimet e tij gjatë fushatës napoleoniane rezultuan në akuza te brutaliteti të tepruar. Nelsoni në momente te ndryshme mund te sillej si mendjemadh,i pasigurt dhe tepër të shqetësuar për famen e tij, por ai ishte edhe i zellshem, patriot dhe perkushtuar per detyren e tij, si dhe kurajoz. Ai u plagos disa herë në luftime, duke humbur një krah dhe shikimin në njërin sy. Vdekja e tij në Trafalgar shfaqi pozitën e tij si një nga figurat më heroike të Anglisë.Monumente të shumta, duke përfshirë 'Column Nelson' në Trafalgar Square, Londër, janë krijuar në nder të tij dhe trashëgimia kulturore e Nelsonit mbetet me ndikim të lartë.