Jyrykët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Jyrykët (turqisht: Yörükler; greqisht: Γιουρούκοι, Youroúkoi; bullgarisht: юруци; maqedonisht: Јуруци, Juruci) janë një nëngrup etnik turk me prejardhje Oghuz,[4][5] disa prej të cilëve janë nomadë, kryesisht të banuar në malet e Anadollit, dhe pjesërisht në Gadishullin Ballkanik. Në Ballkan Jyrykët janë të shpërndarë në një zonë të gjerë nga Serbia jugore, pjesë të Bullgarisë, në veri deri në Larisa në Thesali dhe Trakinë jugore.[6][7]
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
përafërsisht 3 milion | |
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
Anadolli, Ballkan | |
Turqia | >1,000,000[1] (2011) |
North Macedonia Maqedonia e Veriut | 4,000[2] |
Bullgaria | 1,000[3] |
Gjuhët | |
Turqisht | |
Fetë | |
Islami | |
Grupe etnike të lidhura | |
Turqit dhe turkikë tjerë |
Sipas disave, ato fise që banojnë në lindje të lumit Kızılırmak quhen turkmen dhe ato në perëndim jyryk. Të dy termat u përdorën së bashku në burimet osmane për turkmenët Dulkadirli që jetonin në Marash dhe rrethinat e tij.[8] Termat etnohistorikë Turkoman dhe Turkmen përdoren në mënyrë sinonime në literaturë për të përcaktuar prejardhjen e jyrykëve.[5] Jyrykët që ruajnë stilin e jetës së tyre nomade përdorin kryesisht devetë për të udhëtuar.