Kryeministri i Shqipërisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kryeministri apo Kryetari i Këshillit të Ministrave është kreu i qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë | |
---|---|
Stili | Shkëlqesia e tij (zyrtare dhe diplomatike) z.Kryeministër (jo-zyrtare) |
Lloji | Kreu i qeverisë |
Anëtar/e i | |
Raporton tek | |
Vendbanimi | Kryeministria |
Selia | Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit 7, 1010 |
Emërues | Presidenti |
Kohëzgjatja e detyrës | Katër vjet e rinovueshme |
Themelimi | 29 nëntor 1912; 111 vite më parë (1912-11-29) |
Mbajtësi i parë | Ismail Qemali |
Zëvendës | Belinda Balluku |
Pagesa | L 228,730 mujor |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
Kryeministri është ministri më i lartë i kabinetit në degën ekzekutive të qeverisë në një sistem parlamentar. Pushteti ekzekutiv i takon Këshillit të Ministrave (kabinetit). Kryetari i Këshillit (Kryeministri) emërohet nga Presidenti; Ministrat emërohen nga Presidenti në bazë të rekomandimit të Kryeministrit. Kuvendi duhet të japë miratimin përfundimtar të përbërjes së Këshillit. Këshilli është përgjegjës për kryerjen politikës të brendshme dhe të jashtme. Ai drejton dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe organeve të tjera shtetërore.
Kryeministri i parë i Shqipërisë ishte Ismail Qemali. Kryeministri aktual është Edi Rama, që nga 15 shtatori 2013.