Kultura në Gjakovë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjakova ka qenë e populluar që në epokën pre-historike. Në vitin 1485, Gjakova përmendet si fshat, konkretisht si një vend tregu.[1]
Gjakova ka shërbyer si një qendër tregtare në rrugën ndërmjet Shkodrës dhe Stambollit.
Qyteti i vjetër i Gjakovës ishte një nga qendrat më të zhvilluara të tregtisë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në Ballkan. Një dëshmi e kësaj periudhe është zona e Çarshisë së Madhe (ose, thënë ndryshe, Pazari i Madh), e cila gjendet në qendër të qytetit të vjetër, dhe përmban shumë dyqane, ndërtesa banimi si dhe restaurante. Pazari është zhvilluar përreth Xhamisë së Hadumit, e cila është e ndërtuar në vitet 1594-95 si donacion nga Hadum Sylejman Efendia (i njohur si Hadum Aga), i cili në të njëjtën kohë ka dhuruar fonde për mjediset e tjera publike në qytet, duke përfshirë edhe disa dyqane të vjetra.
Gjakova përmendet si një qytet për herë të parë në vitin 1662, nga udhëtari osman Evliya Çelebi, i cili e përshkroi atë si një qytet i vogël tërheqës i përbërë prej 2.000 shtëpive, të gjitha të ndërtuara nga guri duke përfshirë çati dhe kopshte. Sipas Çelebiut ndërtesat publike atëherë përfshinin dy xhami të stolisura, disa shtëpi lutëse, disa hane me kulme plumbi, shtëpi dushi të lezeçme, dhe rreth 300 dyqane.[2]
Format e emërimit të qytetit kanë ndryshuar gjatë shekujve. Forma më e vjetër e origjinës "Jakova" nis nga baza "Jak" një emërim i shpërndarë në mesin e shitësve shqipëtar dhe nga prapashtesa osmane "ovasi" që do të thotë një fushë. Prandaj, "Jak ovasi" do të thotë Jak i fushës, sepse Jak Vula, sipas traditës, lejoi Hadum Agën të ndërtojë xhaminë dhe objektet e sipërpërmendura me kusht që qyteti i ndërtuar të mbajë emrin e tij.[1][3][4]