Langari (Sikizëm)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Langari (në gjuhën paxhabe: ਲੰਗਰ, kuzhinë) është termi i përdorur në besimin Sikh për mencën /kantinën ku shërbehet ushqim falas në një Gurdwara për të gjithë vizitorët, pa dallim besimi ose prejardhjeje. Nuk duhet ngatërruar me praktikën e Langarit sufi. Në langar, shërbehet kryesisht vetëm ushqim vegjetarian, për ti siguruar të gjithë njerëzit, pavarësisht kufizimeve të tyre dietore, se mund të hanë pa problem si të barabartë. Përjashtim nga langari vegjetarian është kur Nihangët (në Indi) shërbejnë mish[1] me rastin e Holla Mohallas,[2] dhe e quajnë atë Mahaprasad.[3] Por në langar ka variacione, për shembull në Hazur Sahib,[4][5] ku përfshihet mishi. Langari është gjithashtu një term i zakonshëm i përdorur përgjatë njësive të ndryshme në Ushtrinë Indiane, kur i referohet një mence, vec/anërisht kur nuk ka ndërtesë dhe ushqimi shërbehet në qiell të hapur (ose nëpërmjet sajimeve të përkohshme si tendat apo çadrat).