Ndryshimet klimatike
Ngroja Globale / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.
Ngrohja globale aktuale po shkaktohet nga gazet e dëmshëm si dioksidi i karbonit e metani i cili çlirohet nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti, fabrikat, si dhe industria e mishit. Ky gaz formon një shtresë në atmosferë e cila lejon deportimin e rrezeve të diellit në tokë por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e tokës. Rrymat oqeanike një faktor tjetër që ndikon në ngrohjen globale.Bazohet në ndikimin e dy rrymave të mëdha oqeanike:Rryma e Golfstreem-it dhe ajo e Atlantikut Verior në thellësi.Një faktor tjetër i rëndësishëm janë Pllakat Tektonike. Ky ndryshim ndodh me lëvizjen e pllakave lidhur me sasinë e CO2 të çliruar në atmosferë.
Mbeten edhe më pak se 10 vjet që njerëzimi të ulë me mbi 90% të çlirimit aktual të gazrave serrë, përkundrazi ndryshimet klimatike do të jenë të pakthyeshme, dhe efektet do të jenë shkatërrimtare, deri në zhdukje të qytetërimit njerëzor.Ne si qytetarë te Tokës duhet të marrim masa të menjëherëshme që fillimisht ta mbrojmë veten tonë, e më pas të gjithë Tokën dhe gjallesat në të.
Ngrohja globale është ndryshe e njohur si ngrohja graduale e sipërfaqes së Tokës, oqeaneve. Efekti më i dukshëm i kësaj dukurie është rritja e nivelit të detit,e cila rezulton me permbytje në zonat e ulta bregdetare dhe si e tillë mund të jetë kërcënim i vërtetë për shumë vende.