Njësitë administrative në Indonezi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Indonezia është e ndarë në provinca (indonezisht: Provinsi). Provincat përbëhen prej regjencave dhe qyteteve. Provincat, regjencat dhe qytetet kanë organe lokale qeverisëse dhe parlamentare, të tyre.
Që nga miratimi i Ligjit numër 22 Vitin 1999 në lidhje me Pushtetin Lokal[1](ligji u rishikua nga Ligj numër 32 vitin 2004[2]), qeverisjet vendore tani luajnë një rol më të madh në administrimin e zonave të tyre. Megjithatë, politika e jashtme, mbrojtja (duke përfshirë edhe forcat e armatosura dhe të policisë kombëtare), sistemi i së drejtës, si dhe politika monetare, mbeten fusha të qeverisë kombëtare. Që nga viti 2005, kryetarët e qeverisjes vendore (guvernatorët, regjentët dhe kryetarët e komunave) janë zgjedhur drejtpërdrejt nga zgjedhje popullore.[3]