![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/f/f8/Materialet_qeramike.jpg/640px-Materialet_qeramike.jpg&w=640&q=50)
Materialet Qeramike
From Wikipedia, the free encyclopedia
Qeramika paraqet masë pak a shumë të zbutur plastike inorganike në temperaturën e dhomës të cilën kur e lagim mund t’i japim formën e dëshiruar në gjendje të ftohtë. Me procesin e pjekjes, këto përzierje fortësohen duke e zhvilluar në atë rast reaksione kimike. Pas pjekjes, përfitohet materiali final që i humb veçoritë plastike. Për përfitimin e masave qeramike, më së shumti përdoren këto material:
- kaolina (silikati i aluminit
),
- kuarci (
),
- feldspati(
),
- silikati i magneziumit i koncentruar ose i zbutur, (
,
,
,
),
- dioksidi i cirkoniumit (
),
- dioksidi i titanit (
),
- titanati i magneziumit etj.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/f/f8/Materialet_qeramike.jpg/320px-Materialet_qeramike.jpg)
Për shkak se lënda e parë për të përfituar qeramikën kushton relativisht lirë dhe veçorive të mira izoluese që ka, këto materiale kanë përdorim të gjerë në teknikën e izolimit. Veçanërisht qeramika përdoret në elektroteknikë si material i mirë izolues. Ngase deri më sot janë përfituar më se 10000 lloje të materialeve qeramike, është shumë vështirë të bëhet klasifikimi i tyre. Sipas standardit DIN.40685, masat qeramike ndahen në shtatë grupe kryesore:
- Masat qeramike me bazë të silikatit të aluminit – porcelani (grupi 100)
- Masat qeramike me bazë të silikatit të magneziumit – steatitet (grupi 200)
- Masat qeramike me sasi të mëdha të titan dioksidit – rutilet (grupi 300)
- Masat qeramike me koeficient të vogël të bymimit linear me përbërje të konsiderueshme të hidrosilikatit të magneziumit (grupi 400)
- Qeramike okside poroze (grupi 500)
- Qeramika okside (grupi 600) dhe
- Masat qeramike me përbërje të oksideve (vetëm prej oksideve )(grupi 700)
Procesi tekonologjik i përfitimit të masave qeramike, skematikisht është paraqitur në figurë.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/f/f0/Procesi_teknologjik.png/220px-Procesi_teknologjik.png)
Gjatë procesit të pjekjes së lëndës së qeramikës zhvillohen disa procese fizike dhe kimike, me anën e të cilave masat qeramike e formojnë strukturën përfundimtare dhe përbërjen kimike. Gjatë pjekjes, masat qeramike tkurren gjer 20%. Masa e pjekur e qeramikës, zakonisht, ka sipërfaqe të vrazhdë. Në atë sipërfaqe lehtë sedimentohen papastërti të ndryshme. Për këtë shkak sipërfaqet e materialeve qeramike lyhen me shtresë të hollë materiali të njejtë. Mbas lyerjes së masës qeramike me këtë shtresë, përsëri futet në furrë dhe piqet në temperaturë rreth 800°C. Veçoritë e materialeve qeramike në masë të madhe varen prej përbërjes dhe procesit të përfitimit. Disa prej tipareve të materialeve qeramike janë konsideruar më të mirë me veti si: rezistencë të lartë të temperaturës, deformimi i vogël nën veprimin e forcave, rezistencë korozioni, rezistencë abrasive(akumuluese) dhe përqueshmëri elektrike e cila mund të kontrollohet. Nën kushte të caktuara materialet qeramike mund të jenë edhe të forta dhe transparente.