Transporti në Shqipëri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Transporti në Tirane përbëhet nga transporti tokësor, ujor dhe ajror, të cilët janë kryesisht nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës të Shqipërisë. Zhvillimi dhe përmirësimi i transportit në vend mbetet ndër prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë së Shqipërisë.[1]
Ai ka përjetuar ndryshime të rëndësishme, rritje dhe zgjerim të madh vitet e fundit, veçanërisht pas rënies së komunizmit në vend. Investimet në infrastrukturën rrugore, transportin urban dhe udhëtimin ajror e kanë përmirësuar ndjeshëm transportin. Këto përmirësime kanë luajtur rol kryesor në mbështetjen e ekonomisë së Shqipërisë, e cila në dekadën e kaluar është mbështetur shumë në industrinë e ndërtimit.