Zhan Zhak Ruso
From Wikipedia, the free encyclopedia
Jean-Jacques Rousseau (shqip. Zhan Zhak Ruso; 28 qershor 1712 - 2 korrik 1778) ishte një shkrimtar, filozof dhe muzikant zviceran frankofon. Filozofia politike e tij frymëzoi Iluminizmin në Francë dhe Evropë, mendimet e tij ndikuan gjithashtu në Revolucionin Frëng dhe zhvillimin e përgjithshëm të politikës dhe mendimit pedagogjik modern. Raymond Trousson në biografinë që i kushton Jean-Jacques Rousseau, tregon se familja Rousseau ishte nga Montlhéry, pranë Étampes, në jug të Parisit 1. Gjyshi i Jean-Jacques, Didier Rousseau u largua nga ky qytet për te shpëtuar nga përndjekja fetare kundër protestantëve1. Ai u transferua në Gjenevë në 1549 ku hapi një han. Nipi i tij Jean Rousseau dhe djali i tij Didier Rousseau (1641-1738), gjyshi i Rousseau, punonin si orëndreqës, një profesion i respektuar dhe fitimprurës. E ëma I vdiq pak ditë pas lindjes së tij dhe I ati, një orëbërës, e la atë në moshën dhjetëvjeçare nën kujdesin e tezes, e cila dhe e rriti. Mbas qëndrimit dy vjet në konvikt, për të cilën thoshte ai më pas, në veprën e tij Rrëfimet- Më mësuan atje të gjitha mbeturinat e panevojshme që ka fituar emrin arsim, atë e tërhoqi përsëri tezja e tij dhe kështu në moshën 12 vjeçare, arsimimit të tij formal I erdhi fundi. Mbasi punoi një kohë të shkurtër si çirak në gdhendjen e orëve, ai e la Gjenevën dhe shëtiti nga njëri vend në tjetrin, duke takuar njerëz të ndryshëm, të cilët e ndihmuan atë, që të jetonte dhe e drejtuan tek disa bemires të fuqishëm.
Emri | Jean-Jacques Rousseau/Ruso(shqip) |
---|---|
Lindja | 28 qershor 1712 |
Vendlindja | Gjeneva, Zvicër |
Vendvdekja | Ermeonville, Mbretëria e Francës |
Era | Filozofia e shekullit 18 (Filozofia e hershme moderne) |
Rajoni | Filozofia perëndimore |
Shkolla/tradita | Kontrata sociale Romantizmi |
Interesimet | Filozofi politike, muzikë, arsim, letërsi, autobiografi |
Ndikoi te
|