Pjetri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Simon Pjetri ( l. afërsisht viti 1 , Betsaidë, Palestinë - v. 67, Romë, Itali) ishte një nga dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit të Nazaretit qysh nga fillimi i predikimive të Tij dhe papa i parë i Kishës Katolike.[1] Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më prill 33 AD dhe deri më 29 qershor 67 AD. Data është tradicionale, disa teori hamendësojnë vitin 64 AD. Pasardhësi i tij ishte Shën Papë Linusi I.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
|
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Pjetri | |
---|---|
papa i 1 i Kishës Katolike | |
Zgjedhja | prill 33 |
Fundi papatit | 29 qershor 67 Data është tradicionale, disa teori hamendësojnë vitin 64. |
Pasardhësi | Lino |
Lindja | Betsaida, Palestina, 1 afërsisht |
Vdekja | Roma, Itali, 67 |
Varrimi | Bazilika e Shën Pjetrit |
Njoftime mbi jetën e tij gjenden në Dhiatën e Re ku Pjetri është nxënësi i parë por edhe mbrojtësi i Tij i parë (në çastin kur Jezusin donin ta kapnin), para gjykimit dhe kryqëzimit të Krishtit edhe mohuesi i Tij i parë si edhe dëshmitari i parë i të ringjallurit të Jezusit. Ai ishte udhëheqësi i dishepujve të Krishtit dhe drejtues i Bashkësisë së Parë të Jeruzalemit, ndërsa më vonë Pjetri u hirotonis si Ipeshkvi i parë i Antiokisë, dhe më vonë si themelues dhe kryetar i Kishës së Romës, ku edhe vdes si dëshmor. Kisha Katolike e njeh atë si ipeshkvin e parë, si edhe Papën e parë të vazhdimësisë së pandërprerë të papëve. Është Shenjtor i rëndësishëm dhe i nderuar për të gjithë të krishterët dhe njihet si themeluesi i Kishës së Krishtit (me porosi të Tij).