Shën Petersburgu
qytet federal në Rusi / From Wikipedia, the free encyclopedia
Shën Petersburgu, (rusisht: Санкт-Петербург), i njohur më parë si Petrograd (1914-1924) dhe më vonë Leningrad (1924-1991), është qyteti i dytë më i madh në Rusi shtrihet në brigjet e lumit Neva në krye të Gjirit të Finlandës në Detin Baltik. Qyteti kishte një popullsi prej rreth 5.4 milion banorë që nga viti 2020.[2] Shën Petersburgu është qyteti i katërt më i populluar në Evropë, qyteti më i populluar në Detin Baltik dhe qyteti më verior në botë me më shumë se 1 milion banorë. Si kryeqytet perandorak i Rusisë dhe një port historikisht strategjik, ai qeveriset si një qytet federal.
|
Qyteti u themelua nga cari Pjetri i Madh më 27 maj 1703 dhe u emërua pas apostullit Shën Pjetri. Në Rusi, Shën Petersburgu është historikisht dhe kulturalisht i lidhur me lindjen e Perandorisë Ruse dhe hyrjen e Rusisë në historinë moderne si një fuqi e madhe evropiane.[3] Ai shërbeu si kryeqytet i Cardomit të Rusisë dhe i Perandorisë Ruse pasuese, nga 1713 deri në 1918 (duke u zëvendësuar nga Moska për një periudhë të shkurtër kohore midis 1728 dhe 1730).[4] Pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, bolshevikët e zhvendosën qeverinë e tyre në Moskë.[5] Qyteti u riemërua Leningrad pas vdekjes së Leninit në 1924. Në një valë të De-Leninizimit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, qyteti u rivendos në emërtimin origjinal.