Sikandar Baghu
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sikandar Baghu (në gjuhën hindi: सिकन्दर बाग़, në gjuhën urdu: سِکندر باغ), i parë i njohur nga britanikët si Sikunder/Sikandra/Secundra Baghu, është një vilë dhe kopësht i rrethuar nga një mur i fortifikuar, me frengji, portë dhe bastione këndore, afërsisht 1.8 hektarë (150 jardë2, ose 4.5 akre), i vendosur në qytetin e Lucknowt, në rajonin e Oudhit në shtetin indian të Uttar Pradeshit. U ndërtua nga Nawabi i fundit i Oudhit, Wajid Ali Shahu (1822–1887), si një rezidencë verore. Emri i vilës do të thotë '"Kopshti i Sikandarit", ndoshta referuar Aleksandrit të Madh,[1] emri i të cilit jeton në këtë formë në këto pjesë (e ngjashme me emrin e Aleksandrisë në Egjipt në arabisht: الإسكندرية Al-Iskandariya), ose ndoshta sipas Sikandar Mahal Begumit, gruas së parapëlqyer të Nawabit. Ajo u sulmua në vitin 1857 nga britanikët gjatë Kryengritjes Indiane dhe brenda mureve të së cilës u vranë të 2200[2] sepoy kryengritës që e kishin bërë atë fortesën e tyre gjatë rrethimit të Lucknowt. Vendi tani bujt National Botanical Research Institute of India.