Arti Avant-Garde
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arti Avant-garde ( /ˌævɒ̃ˈɡɑːrd/;[1]) është lëvizje e cila përfshin njerëzit ose veprat eksperimentale, radikale, jokonformiste, në lidhje me artin, kulturën dhe shoqërinë. Mund të karakterizohet nga jo-tradicionalja, risi estetike dhe papranueshmëria e tyre nga publiku.[2]
Avant-garde ridefinon definicionin e qka pranohej deri atëherë si rregull apo ligj, kryesisht në fushën kulturore. Avant-gardizmi njihet si shenja dalluese e modernizmit, për dallim nga postmodernizmi. Shumë artistë iu kanë bashkangjitur lëvizjes avant-garde dhe ende vazhdojnë ta bëjnë këtë, duke lënë gjurmë prej Dadaizmit, tek Situacionizmi dhe artistët postmodernistë si "Language Poets" rreth vitit 1981.[3]
Avant-garde gjithashtu promovon reforma radikale sociale. Vetë termi "Avant-garde" u përdor për herë të parë më 1825 nga Saint SimonianOlinde Rodriguez në esenë "L'Artiste, le savant el l'industriel" (Artisti, shkencëtari dhe industrialisti) ku iu bën thirrje artistëve që "të shërbejnë si avant-gardët e popullit", duke insistuar se "fuqia e artit është vërtetë mënyra më e shpejtë për reformën sociale, politike dhe ekonomike. [4][5]