Festivali Evropian i Këngës 2009
From Wikipedia, the free encyclopedia
Festivali Evropian i Këngës 2009 ose Eurovizioni 2009 ishte edicioni i 54-të me radhë dhe u mbajt me 12 maj (gjysmëfinalja e parë), 14 maj (gjysmëfinalja e dytë)[1] dhe 16 maj të vitit 2009 (finalja) në Moskë, Rusi[2]. Rusia fiton të drejtën për ta drejtuar Festivali Evropian të Këngës 2009 pasi korri fitore edicionin e kaluar që u mbajt në Beograd, Serbi dhe ku Rusia u përfaqësua nga Dima Bilan cili këndojë këngën Belive.[3] Andaj ky edicion i Festivalit Evropian të Këngës për herë të parë mbahet në Rusi.
- Për fëmijët shiko Festivali Evropian i Këngës Për Fëmijë 2009
Festivali Evropian i Këngës 2009 | |
Gjysmëfinalja e parë | 12 maj 2009 |
---|---|
Gjysmëfinalja e dytë | 14 maj 2009 |
Finalja | 16 maj 2009 |
Prezantues(it) | Gjysëm-Finale : Natalia Vodianova Andrey Malahov Finale: Ivan Urgant Alsou |
Kryetari | Andrey Boltenko |
Televizioni transmetues | C1R |
Vendi | Olympic Indoor Arena, Stadiumi Olimpik në Moskë, Rusi. |
Kënga fituese | Norvegjia Alexander Rybak-Fairytale. |
Sistemi votues | |
Ç'do shtet votoi këngët e preferuara nga 1-12 pikë. 12 pikë për këngën e preferuar dhe më të votuar. 40 shtete votuan në anë të publikut ndërsa 2 shtete votuan vetëm me juri. Njëra nga këto shtete ishte Shqipëria dhe Norvegjia. Shumë shtete votuan 50%50 por edhe shumica me 100% publik. | |
Shqipëria | |
Shqipëria zgjodhi hyrjen nga Festivali i 47-të i Këngës në RTSH, të cilën e fitoi Kejsi Tola me këngën Më merr në ëndërr, kënga u përkthye në 18 mars, 2009 në Gjuhën angleze, kënga mori titullin Carry me in your dreams. Shqipëria përfundoi rezutate të mira në gjysëm-finale duke dalur e 7-ta me 73 pikë. Në finalen e madhe Shqipëria mori vendin e 17-të me 48 pikë. Numri i shteteve që votuan Shqipërinë në Finale ishin gjithesj 10. | |
Numri i pjesëmarrësve | 42 |
Vendet debutuese | Asnjë |
Vendet e kthyera | Sllovakia |
Vendet e larguara | San Marino Gjeorgjia |
Pa pikë | Republika Çeke |
Akti ndërkohor | Ensembli Alexandrov, t.A.T.u , Ensembli Igor Moiseyev, Vallëzime Folk nga tradita të ndryshme, Fruerza Bruta. |
Festivali Evropian i Këngës 2009 | |
◄2008 • 2010► |
Nga ndryshimet e fundit është dëgjuar se sistemi votues është ndërruar. Me rastin e një takimi u vendos që juria të jetë pjesëmarrëse në votim. Saj përket konkursit deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 42 shtete, përderisa Republika e Kosovës ka publikuar interesimin për pjesëmarrje në Festivali Evropian të Këngës 2009 dhe nuk është pranuar, Sllovakia është shtet i cili ka shprehur një interesim për rikthim në këtë festival, gjë që e ka arritur. Kurse të tërhequr konsiderohen San Marino dhe Gjeorgjia.