Harmandir Sahibi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sri Harmandir Sahibi (Banesa e Zotit) (në gjuhën panxhabe: ਹਰਿਮੰਦਰ ਸਾਹਿਬ), i quajtur edhe Sri Darbar Sahibi (në gjuhën panxhabe: ਦਰਬਾਰ ਸਾਹਿਬ, dəɾbɑɾ sɑhɪb)[1][2] dhe në mënyrë informale i konsideruar si Tempulli i Artë,[1] është Gurdvara më e shenjtë e Sikizmit, e vendosur në qytetin e Amritsarit, në Punxhabin indian. Amritsari (fjalë për fjalë do të thotë depozita e nektarit të përjetësisë) u themeluan në vitin 1577 nga guruja i katërt Sikh, Guru Ram Dasi.[3] Guruja i pestë Sikh, Guru Arjani, e projektoi Harmandir Sahibin për tu ndërtuan në qendër të depozitës së shenjtë dhe deri në ndërtimin e tij, vendosi Adi Granthin, shkrimin e shenjtë Sikhist, brenda Harmandir Sahibit.[1] Kompleksi i Harmandir Sahibit është gjithashtu shtëpia e Akal Takhtit (froni i të pakohut), i ndërtuar nga guruja i gjashtë, Guru Hargobindi. Ndërsa Harmandir Sahibi vlerësohet si shtëpia e atributit shpirtëror të Zotit, Akal Takhti është vendi i autoritetit tokësor të Zotit.[4]
Ndërtimi i Harmandir Sahibit synonte të ndërtohej një vend adhurimi për burrat dhe gratë nga të gjitha zanafillat jetësore dhe shoqërore, madje edhe besimtarë të feve të tjera do ishin të mirëpritur dhe të adhuronin në mënyrë të njëllojtë Zotin.[1][6] Në këtë mënyrë, si një gjest i këtij përbotshmërie jo sektare të Sikizmit, Guru Arjani ftoi në mënyrë të veçantë shenjtin mysliman sufi, Sai Mian Mirin të vendoste gurin e themelit të Harmandir Sahibit.[7] Katër hyrjet (që përfaqësojnë katër drejtimet) për tu futur në Harmandir Sahib simbolizojnë gjithashtu hapjen e sikhëve drejt gjithë njerëzve dhe besimeve.[8] Mbi 100,000 njerëz vizitojnë faltoren e shenjtë çdo ditë për adhurim dhe gjithashtu për të marrë pjesë bashkarisht në vaktin dhe kuzhinën bashkësore falas (Langari) pavarsisht dallimeve, një traditë që është veçoria dalluese e të gjitha Gurdvarave Sikhe.[9] Gurdvara e tanishme u rindërtuan në vitin 1764 nga Jassa Singh Ahluwalia me ndihmën e mislive të tjerë Sikhë. Në fillim të shekullit të XIX, Maharaxha Ranjit Singhu e siguroi rajonin e Punjabit nga sulmi i jashtëm dhe e mbuloi katin e sipërm të gurdvarës me ar, që i jep asaj pamjen e veçantë dhe emrin e saj popullor.[10]