Kazakistani
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kazakistani (kazakisht: Қазақстан, Qazaqstan; rusisht: Казахстан, Kazahstán), zyrtarisht Republika e Kazakistanit, është vend në Azinë Qendrore dhe []]. I radhitur i nënti për nga sipërfaqja, si dhe më i madhi në botë si vend jobregdetar.[1][2] Ka 2.727.300 km² (më shumë se Evropa Perëndimore). Kufizohet me Rusinë, Kirgizinë, Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Republikën Popullore të Kinës. Vendi ka dalje të konsiderueshme në Detin Kaspik.
I madh me territor, relievi i Kazakistanit është i shumëllojshëm: ultësira, stepe, tajga, kanjonë shkëmborë, kodra, male, maje të mbuluara me borë dhe shkretëtira. Kazakistani është i 62-ti në botë me popullsi; ka pak mbi 15 milionë banorë dhe një dendësi prej 68 frymësh në km². Kazakët dhe rusët janë dy grupet më të mëdha etnike në vend, ndërsa kazakishtja dhe rusishtja janë gjuhë zyrtare.