Lumi
rrjedhë natyrore të ujit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lumi është rrjedhë ujore natyrore e madhe, e përhershme ose periodike, që krijohet prej një apo më shumë burimeve, prej një akullnaje, liqeni prej shiut a shkrirjes së borës. Ai rrjedh nëpër shtrat dhe derdhet në një lumë më të madh në det ( oqean), liqen ose humb në humbinë a në rërë. Lumi rrallëherë është i vetmuar, Ai përbëhet prej degëve dhe bashke me to formon sistemin lumor. Sipas drejtimit të rrjedhës kryesore , degët e lumit quhen të djathta ose të majta . Lumi është faktor -agjent shumë i rëndësishem, gjeomorfologjik.[1]
Sipas ligjit mbi administrimin e ujërave Lumë është trupi i ujërave të brendshëm që rrjedhin në pjesën më të madhe të sipërfaqes së tokës, por që mund të rrjedhin edhe nën tokë në pjesën e saj rrjedhëse. [2]