Newborn
From Wikipedia, the free encyclopedia
Monumenti i Newborn (NEWBORN) është një skulpturë tipografike dhe tërheqje turistike në Prishtina, Kosova. Është e lokalizuar përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve (Pallati i Rinise dhe Sporteve), dhe është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Monumenti përmban fjalën angleze “Newborn” në shkronja te mëdha, te cilat janë ngjyrosur me ngjyrë te verdhë të qelët kur monumenti ishte zbuluar për here të pare. Monumenti, më vonë ishte ngjyrosur përsëri me flamuret e shteteve të cilat e njohin Kosovën. Newbroni do të ngjyroset ndryshe qdo 17 Shkurt. Monumenti i tërheqi mediat internacionale për të raportuar pavarësinë e Kosovës, dhe ishte përfshirë dukshëm edhe në faqen e pare të The New York Times.[1]
Koordinatat | 42°39′37.82″N 21°9′30.09″E |
---|---|
Vendndodhja | Prishtinë, Kosovë |
Dizajneri | Fisnik Ismaili |
Gjatësia | 24 m |
Gjerësia | 0.9 m |
Lartësia | 3.0 m |
Masa | 9 tonë |
Data e hapjes | 17 shkurt 2008 |
Dedikuar për | Pavarësinë e Kosovës |