SNCF
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shoqëria Kombëtare e Hekurudhave Franceze(në frëngjisht "Société nationale des chemins de fer français"; shqiptimi frëngjisht: [sɔsjete nɑsjɔnal de ʃ(ə)mɛ̃ d(ə) fɛʁ fʁɑ̃sɛ] ; shkurtuar në SNCF[ɛs‿ɛn se ɛf] ) është kompania hekurudhore shtetërore e Francës . E themeluar në vitin 1938, ajo menaxhon trafikun hekurudhor kombëtar të vendit së bashku atë të Monakos, duke përfshirë TGV, në rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë të Francës. Detyrat e saj përfshijnë menaxhimin e shërbimeve hekurudhore për pasagjerët dhe mallrat,si dhe mirëmbajtjen edhe sinjalizimin e infrastrukturës hekurudhore. Rrjeti hekurudhor përbëhet nga rreth 35,000 km hekurudhë, nga të cilat 2,600 km janë linja me shpejtësi të lartë dhe 14,500 km janë të elektrifikuara. Rreth 14,000 trena veprojnë çdo ditë.
Në vitin 2010 SNCF u rendit e 22-ta në Francë dhe e 214-ta botërisht në listën e Fortune Global 500 duke regjistruar 34 milione e 585 mijë euro fitime. [1] Është biznesi kryesor i Grupit SNCF, i cili në vitin 2020 kishte 30 miliardë euro shitje në 120 vende. [2] Grupi SNCF punëson më shumë se 275 mijë punonjës në Francë dhe në mbarë botën. [3] Që nga korriku 2013, selia e Grupit SNCF ndodhet në një periferi të Parisit në 2 Place aux Étoiles në Saint-Denis . Presidenti i SNCF Group është Jean-Pierre Farandou që prej vitit 2019.