Stadiumi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Stadiumi zakonisht është një fushë e gjerë dhe e rrethuar, me shkallë të ngritura, e ndarë në disa pjesë dhe e pajisur me mjetet e nevojshme për të zhvilluar ndeshje futbolli, lojëra me dorë ose gara të tjera sportive. [1] Mund të përdoret edhe për koncerte dhe organizime e manifestime tjera publike. [2]
Pausanias vuri në dukje se për rreth gjysmë shekulli e vetmja ngjarje në festivalin e lashtë Olimpik Grek ishte gara që përbënte një vrapim në gjatësi të stadionit në Olimpiadë, nga ku lindi edhe fjala "stadium". [3]
Shumica e stadiumeve me një kapacitet të paktën 10,000 shikuesish janë përdorur për ndeshjet futbollistike. Sportet e tjera të njohura që organizohen në fushën e stadiumit përfshijnë futbollin gridiron, bejsbollin, kriketin, futbollin rugby, ndeshjen e demave (bullfight), etj. Shumë ambiente të mëdha sportive përdoren gjithashtu për koncerte.