Ajodhja
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ajodhja e njohur gjithashtu si Saketa,[8] është një qytet i lashtë i Indisë, që besohet se ka qenë vendlindja e Ramës[9] dhe vendndodhja e eposit Ramajana. Ndodhet 8 km nga qyteti i Faizabadit, në bregun e djathtë të lumit Sarayu, në jug të shtetit indian të Uttar Pradeshit. Ka një ngritje mesatare mbi nivelin e detit prej 93 metrash. Ajodhja ishte kryeqyteti i mbretërisë së lashtë Kosala. Për shkak të besimit si vendi i lindjes së perëndisë Rama, Ajodhja është konsideruar si një nga shtatë vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit hindu (qytetet e konsideruara Sapta Puri). Besohet se vendi i lindjes së Ramas u shënua nga një tempull, që u shkatërrua me urdhër të Perandorit Mogul Babur dhe në vend të tij u ndërtua një xhami. Mosmarrveshja e Ayodhyas ka lidhje me aktivizmin e grupeve hindu për të rindërtuar një tempull të Ramës në atë vend.
Ajodhja
अयोध्या Saketa | |
---|---|
Qytet | |
Nofka(t): | |
Koordinatat: 26°47′57″N 82°12′16″E | |
Vendi | India |
Shteti i federatës | Uttar Pradesh |
Divizioni | Ajodhja |
Distrikti | Ajodhja |
Qeveria | |
• Lloji | Korporatë Bashkiake |
• Trupi | Korporata Bashkiake e Ajodhjas |
• Kryetari i bashkisë | Girish Pati Tripathi[4] (Partia Bharatiya Janata) |
• Deputet | Lallu Singh (Partia Bharatiya Janata) |
• Asamblea Legjislative e Uttar Pradeshit | Ved Prakash Gupta (Partia Bharatiya Janata) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 120,8 km2 (466 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 93 m (305 ft) |
Popullsia (2011[5]) | |
• Gjithsej | 55 890 |
Emri i banorëve | ajodhjavasi, avadhvasi |
Gjuha | |
• Zyrtare | hindi[6] |
• Zyrtare shtesë | Gjuha urdu[6], anglishtja |
• Rajonale | Gjuha avadhi[7] |
Zona kohore | UTC+05:30 (Koha Standarde Indiane) |
Kodet postare | 224001, 224123, 224133, 224135 |
Prefiksi | +91-5278 |
Targat | UP-42 |
Faqja zyrtare | ayodhya |