Festivali Evropian i Këngës 2008
From Wikipedia, the free encyclopedia
Festivali Evropian i Këngës 2008 ose Eurovizioni 2008 ishte edicioni i 53-të i festivalit që u mbajt në Serbi ku fituese u shpall Rusia, e përfaqësuar nga Dima Bilan dhe Jim Beanz këngë me titull Believe (Besoj) e që përfundoi me 272 vota në Finale dhe me 135 vota në gjysmëfinalen e parë. Të 2 gjysmëfinalet u mbajtën më 20 dhe 22 maj, kurse nata e madhe e finales u mbajt më 24 maj 2008 në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Arena e Beogradit është njëra ndër arenat më të mëdha në Evropë me rreth 20.000 vende ulëse. Serbia u bë organizatorja e festivalit pasi përfaqësuesja serbe Marija Šerifović fitoi në garën e vitit 2007 në Helsinki, Finlandë. Organizues televiziv ishte Radio Televizioni i Serbisë (RTS).
Festivali Evropian i Këngës 2008 | |
Gjysmëfinalja e parë | 20 maj, 2008 |
---|---|
Gjysmëfinalja e dytë | 22 maj, 2008 |
Finalja | 24 maj, 2008 |
Prezantues(it) | Jovana Jankovic dhe Željko Joksimovic |
Kryetari | Sven Stojanovic |
Televizioni transmetues | RTS |
Vendi | Arena e Beogradit (Beogradska Arena), Beograd, Serbi |
Kënga fituese | Believe (Beso) nga Dima Bilan |
Sistemi votues | |
Të gjithë njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse votuan me telefonata apo SMS. Secili shtet që votoi i zgjodhi 10 shtetet më të votuara dhe të cilat në bazë të SMS-ve ose telefonatave i ndanë 1-7, 8, 10 dhe 12 pikë. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse kishin të drejtën e votimit në finale. | |
Numri i pjesëmarrësve | 43 19 në secilën gjyësm finalje, 5 drejtpërdrejt në finale |
Vendet debutuese | Azerbajxhani San Marino |
Vendet e kthyera | Asnjë |
Vendet e larguara | Austria |
Pa pikë | Asnjë |
Akti ndërkohor | Goran Bregovic u paraqit në finale. Metropole Orkest, Slobodan Trkulja, Balkanopolis morri pjesë në gjysmëfinalen e parë Teatri nacional i Beogradit u paraqit në gjysmëfinalen e dytë. |
Akti i hapjes | Marija Šerifovic këndoi këngën Molitva(remix) në finale |
Festivali Evropian i Këngës 2008 | |
◄2007 • 2009► |
Në konferencën e shtypit në maj 2007, mbikëqyrësi ekskluziv i garës së European Broadcasting Union (EBU), Svante Stockselius, njoftoi se do mbahen 2 gjysmëfinale në 2008, por ndoshta edhe në 2009. Më 28 shtator u njoftua nga EBU se në 2008 do mbaheshin 2 gjysmëfinale. Më 14 shtator kryetari i bashkisë së Helsinkit i dorëzoi Çelësat e Eurovisionit tek përfaqësuesi i Beogradit. Kjo ceremoni është menduar të bëhet traditë nga ky çast, duke e dorëzuar këtë çelës në çdo qytet që e ka fituar këtë konkurs.
Faqja e internetit e Evrovizionit ( www.eurovision.tv ) u hap me 15 janar të vitit 2008, kur u prezantua edhe Stema e Festivalit Evropian të Këngës për vitin 2008 me moton: "The Confluence of Sound" (Vendbashkimi i tingullit) e cila u dizajnua më 30 dhjetor të vitit 2008.
Gjithashtu njëra ndër problemet që përjetoi Serbia ishte Pavarësia e Kosovës e cila në Beograd solli trazime, madje në një telefonatë emergjente drejtuar Serbisë nga EBU u propozua që të ndërrohej vendi i mbajtjes së Eurovizionit 2008. Por nga kundërshtimet e Serbisë se gjithçka ishte bërë gati tashmë dhe se Radio Televizioni i Serbisë kishte nën kontroll sigurinë e vendit për të gjithë konkurruesit atëherë kjo ide u braktis. Mbase Eurovizioni do të mbahej në Ukrainë që ishte shteti i cili zuri vendin e dytë në edicionin e kaluar apo në Greqi prapë pas 1 viti , apo edhe në Izrael, Shqipëri dhe Kroaci sepse vendet kishin sigurimin special. Kjo do të ndodhte nëse trazirat e Beogradit do të vazhdonin. Por, ja që një pjesë popullit të Serbisë hoqën dorë nga protestat duke pranuar një realitet të krijimit të shtetit të Kosovës dhe duke kuptuar se me protesta vetëm po e demtonin vetveten.